Vjenë, nënshkruhet demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi

26/08/2015 00:00

Marrëveshja kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është nënshkruar pasditen e së mërkurës në Vjenë. Lajmin e konfirmoi për mediat në Kosovë këshilltari i ministrit të Jashtëm, Ardian Arifaj.

Ai citohet të ketë thënë se Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni kanë firmat në dokumentin që përcakton kufirin e Kosovës me fqinjin perëndimor. Përcaktimi i kufirit të Kosovës me Malin e Zi është një tjetër çështje e cila ka nxitur debate e përplasje mes pozitës e opozitës.

Zyrtarët opozitarë, të përkrahur edhe nga banorët e fshatrave kufitare me Malin e Zi, thonë se marrëveshja i jep Malit të Zi 12 mijë hektarë tokë.

Sidoqoftë qeveria i ka kundërshtuar këto qëndrime, duke thënë se Kosovës nuk i është hequr as edhe një cm katror.

Ndërkohë që kjo marrëveshje është prezantuar si kriter i Bashkimit Europian për të nënshkruar marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Gjatë ditës, kundër kësaj marrëveshjeje është protestuar edhe në Pejë.

Top Channel