Basha: Rama po tërheq vëmendjen nga problemet e vërteta të vendit

26/08/2015 00:00

Lulzim Basha u është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me shembjen e kishës së Dhërmiut.

Sipas kreut të opozitës, aksioni për prishjen e kishës dhe gjithë ajo që pasoi bëhet për të hequr vëmendjen nga lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsionin dhe problemet ekonomike me të cilat po përballet vendi.

“Tregon forcë e arrogancë mbi një komunitet pa i dëgjuar, pa u ulur me ta për zgjidhje paqësore, siç do të bënte një kryeministër i qytetëruar. Po gjetkë e ka hallin. Kërkon të mbulojë me këtë turp, turpe të tjera, lidhjet me krimin. Kërkon të mbulojë aferat e drogës së shefit të tij të policisë në Vlorë, aferat e doganave e tatimeve ku janë vjedhur 160 milionë dollarë. Kërkon të largojë vëmendjen nga kriza e thellë ekonomike shkaktuar nga korrupsioni e taksat e larta, padrejtësitë dhe ortakëria me krimin, krizë që po sjell rrënim dhe eksod dramatik. Por nuk fshihet dot duke mbuluar turpin me turp. Është para qytetarëve të vendit nën akuzë”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Top Channel