Australia përballet me përmbytje të mëdha

26/08/2015 00:00

Ndryshe nga kontinenti ynë, i cili kaloi një valë të nxehti me temperatura që arritën rekorde, situatë shumë ndryshe paraqitet në një pjese tjetër të globit, në kontinentin Australian.

Australia është duke u përballur me ashpërsimin e parë të motit, duke u gjendur e përmbytur. Qindra banorë në jug të Sidneit, janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve, ndërsa në disa zona shkollat janë mbyllur. Deri tani, grupet e shpëtimit kanë arritur t’u vinë në ndihmë rreth 70 personave që kishin mbetur të bllokuar nga vërshimet e ujërave.

Më shumë se 1400 telefonata i janë drejtuar Shërbimit Shtetëror të Emergjencës për t’i kërkuar ndihmë.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencës, gjendja nuk paraqitet e vështirë vetëm për banorët e zonës, por edhe për vullnetarët dhe grupet e shpëtimit që po i vinë në ndihmë banorëve të përmbytur.

Top Channel