Mbi 50 emigrantë gjenden të vdekur në hambarin e një anijeje

27/08/2015 00:00

Rojet Bregdetare italiane kanë raportuar se mbi 50 emigrantë kanë vdekur në hambarin e një anijeje që ishte nisur nga Libia.

Trupat e pajetë janë gjetur gjatë një operacioni shpëtimi në kanalin e Siçilisë, ku janë shpëtuar mbi 430 të tjerë.

Anija suedeze “Poseidon”, që bashkëpunon me agjencinë për kontrollin e kufijve të BE-së, Frontex, iu doli në ndihmë emigrantëve në anijen ku janë gjetur edhe trupat e pajetë.

Ky operacion shpëtimi ishte vetëm njëri nga dhjetë kërkesat për ndihmë që rojet bregdetare kanë marrë gjatë ditës së mërkurë.

Mendohet se deri më tani, më shumë se 2400 persona kanë vdekur në det këtë vit, duke dashur që të hyjnë në Europë ilegalisht.

Mendohet se deri të vdekja e personave në hambarin e anijes ka ardhur pasi ata janë asfiksuar nga gazrat e motorit.

Top Channel