Shkodër, asgjësohen mbi 7000 rrënjë kanabis

27/08/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka asgjësuar 7445 në disa operacione gjatë ditës së mërkurë.

Në fshatin Palaj janë asgjësuar 13 parcela me 4302 bimë narkotike; në fshatin Pepsumaj janë gjetur 4 parcela me 1370 bimë narkotike; në Kasnec janë gjetur 350 bimë narkotike; në fshatin Vuksanaj janë gjetur 13 parcela me 920 bimë narkotike; dhe në fshatin Pjollaj 2 parcela me 503 bimë narkotike.

Bimët u asgjësuan me djegie, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Top Channel