Arrestohet adoleshenti, u vetëplagos me armën që mbante pa leje

27/08/2015 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar një 17-vjeçar, banues në fshatin Brataj, pasi ditën e mërkurë është vetëplagosur me një armë zjarri që e mbante pa leje.

Adoleshentit me iniciale V.M. i është shkaktuar një plagë tejshpuese në dorën e majtë dhe në gjurin e këmbës së majtë.

Policia tha se po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Top Channel