Juventusi ëndërron Ibrën për sulmin

27/08/2015 00:00

Fernando Llorente te Sevilla, Simone Zaza drejt Premier League dhe Bayern Munchen që interesohet për Kingsley Coman. Nëse Juventusit i largohen këta tre sulmues, do të vihet në kërkim të një sulmuesi tjetër dhe sipas mediave sportive italiane, ai mund të jetë Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i PSG ka luajtur me Juventusin në periudhën 2004-2006, ndërsa ka pasur trajner Massimiliano Allegrin për dy sezone kur luante me Milanin, në periudhën 2010-2012.

Edhe pse te Milani nuk u ndanë mirë, Allegri do të ishte shumë i lumtur të kishte sërish nën urdhrat e tij një futbollist si Ibrahimovic.

Top Channel