Barcelona, e interesuar për Martial

27/08/2015 00:00

Barcelona po interesohet për sulmuesin francez Anthony Martial. Sipas “Cadena Ser”, lojtari 19-vjeçar i Monaco vlen 20 milionë euro dhe fakti që skuadra e tij nuk u kualifikua për në fazën e grupeve të Champions League, mund ta bëjë më të lehtë transferimin në Spanjë.

Martial konsiderohet si një nga talentët e futbollit francez. I formuar tek Lyon, në vitin 2013 u ble nga Monaco për 5 milionë euro, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Në sezonin e kaluar, Anthony Martial luajti 48 ndeshje dhe shënoi 12 gola.

Top Channel