PSG blen mbrojtësin Layvin Kurzawa

27/08/2015 00:00

PSG ka blerë mbrojtësin e majtë të Monaco, Layvin Kurzawa. 22-vjeçari do të luajë tashmë për kampionët në fuqi të Francës pas negociatave të vështira mes dy klubeve, që ranë dakord për shifrën 24 milionë euro për transferimin e një prej të rinjve më premtues të Ligue 1.

“Kemi blerë një lojtar shumë të mirë, një të ri me të ardhme”, tha trajneri Laurent Blanc.

Sipas “L’Equipe”, Kurzawa do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me PSG dhe do të konkurrojë për një vend në formacionin titullar me brazilianin Maxwell.

Top Channel