Aksion për lirimin e hapësirave publike edhe në Shkodër

27/08/2015 00:00

Aksionet për lirimin e hapësirave publike që po bëhen në Tiranë duket se kanë frymezuar dhe Bashkinë e Shkodrës, e cila shumë shpejt do të nisë lirimin e hapësirave publike nga tregtarë e biznese të ndryshme.

Në një komunikim me mediat, drejtori i Tatim-Taksave në Bashkinë e Shkodrës, Blendi Gjylbegaj, është shprehur se gjithë njesitë tregtare dhe bizneset që kanë zënë hapësira publike kanë afat deri më datën 30 gusht për lirimin e tyre.

Ndërkohë, Shkodra është një nga qytetet ku hapësirat publike janë pushtuar nga bizneset ndër vite, ku nuk mungon as tregtimi i kafshve në qendër të qytetit.

Top Channel