Pamela Anderson: Me kalimin e viteve ndihem më e re

27/08/2015 00:00

Pamela Anderson është shprehur se ndihet sikur me kalimin e viteve rinohet akoma më shumë. Modelja dhe aktorja 48-vjeçare nuk është një fanse e botoksit, pasi një herë që e ka provuar nuk mund të njihte veten e saj.

Kur është pyetur rreth faktit se si ndihet që pas 2 vitesh do të festojë 50-vjetorin, ish-protagonistja e “Baywatch”, ka thënë: “Le të jetë si të jetë. Për më tepër, unë ndihem sikur me kalimin e viteve bëhem më e re”.

“Jam personi i fundit në botë që do të provoja botoksin, por një herë e kam provuar dhe ndihesha sikur sytë më ishin futur brenda në kokë dhe se nuk dukesha më si Pamela. Nuk do t’i bëj më kurrë këto lloj gjërash”, tha Pamela.

Top Channel