Përfaqësuesit e Kosovës në Samitin e Vjenës, Thaçi: Bashkëjetesa fetare, shembull për Europën

27/08/2015 00:00

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës kanë marrë pjesë në disa takime në Vjenë, ku janë paraqitur projekte infrastrukturore që lidhin vendet e rajonit.

Në kuadër të Samitit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, të enjten ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm, ku është biseduar për bashkëpunimin rajonal dhe sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, me theks të posaçëm në çështjen e refugjatëve dhe kërcënimin nga radikalizmi.

Në këtë takim, Thaçi është ftuar të diskutojë për dialogun ndërfetar dhe luftën kundër ekstremizmit.

Kryediplomati kosovar bëri thirrje që rajoni dhe Bashkimi Europian të mos lejojnë të largohet ideja e anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe të hiqet dorë nga retorika nacionaliste që ende dëgjohet nga disa përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.

Thaçi tha se Kosova është shembull për tërë Europën për bashkëjetesën, harmoninë dhe dialogun ndërfetar.

Top Channel