Aksion për lirimin e hapësirave publike edhe në Shkodër
27/08/2015 00:00
Aksionet për lirimin e hapësirave publike që po bëhen në Tiranë, duket se kanë frymëzuar dhe Bashkinë e Shkodrës, e cila shumë shpejt do të nisë një aksion të ngjashëm.
Synimi është lirimi i hapësirave publike nga tregtarë e biznese të ndryshme.
Në një komunikim me mediat, drejtori i Tatim-Taksave në Bashkinë e Shkodrës, Blendi Gjylbegaj është shpehur se të gjitha njësitë tregtare dhe bizneset që kanë zënë hapësirat publike, kanë afat deri më datën 30 gusht për lirimin e tyre.
Shkodra është një nga qytete ku hapësirat publike janë pushtuar nga bizneset, ndër vite ku nuk mungon as tregtimi i kafshëve në qendër të qytetit.
Top Channel