Vlorë, Leli fton biznesin për riparimin e shkollave

27/08/2015 00:00

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka mbledhur në zyrën e tij drejtues dhe mësues të sistemit arsimor të rrethit në prag të sezonit të ri shkollor.

Në këtë takim, Leli ka dëgjuar nga drejtuesit e arsimit në Vlorë problematikat që kanë disa shkolla, si dhe i ka bërë një apel bizneseve të Vlorës që të kontribuojnë për shkollat, të cilat kanë nevojë për riparime apo mjete mësimore.

Leli u shpreh se çdo biznesmen që ka mundësi për sadopak investim për një shkollë në lagjen e tyre, apo dhe në shkollat ku mësojnë fëmijët e tyre, ta bëjë këtë sa më shpejt për të rregulluar kushtet në të cilat këta fëmijë mësojnë.

Top Channel