Protesta për ujin në Martanesh, banorët kundër devijimit të ujërave të liqenit

27/08/2015 00:00

Të paktën 1500 hektarë toke rrezikohen të ngelin pa ujë vaditës në 4 fshtara të Martaneshit, të rrethit të Bulqizës dhe pa ujë vaditës, shkak është bërë nisja e punimeve për devijimin të rrjedhës së liqenit për t’u shfrytëzuar për hidrocentrale.

Nisur nga kjo situatë, qindra banorë të Martaneshit janë hedhur në protestë, duke i kërkuar firmes që të ndalë punimet.

E gjithë zona bazohet te bujqësia dhe blektoria dhe rënia e nivelit të ujit për vaditje do të thotë shumë më pak prodhim dhe më tepër varfëri.

Top Channel