Kosovë, Mustafa lëshon akuza të rënda ndaj Albin Kurtit

27/08/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka akuzuar me gjuhë të rëndë ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili të enjten, po ashtu akuzoi Mustafën dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi, për marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe.

Duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe me termin e gjuhës serbe “Zajednicë”, Kurti ka thënë se Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Hashim Thaçit me djemtë e Isa Mustafës.

Pak minuta më vonë, Kryeministri kosovar ka shkruar një status në “Facebook” si reagim ndaj Albin Kurtit, me këtë përmbajtje: “A e di kush, çka ka ky gomari i Zajednicës me djemtë e mij??? Të drejtohet kah unë Ukshi se e ka humbur rrugën”.

Top Channel