Kosovë, ndihmuan të burgosurin të arratiset, pezullohen 7 zyrtarë të burgut

27/08/2015 00:00

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka njoftuar se janë pezulluar 7 zyrtarë korrektues të burgjeve për shkak të keqpërdorimeve të detyrës zyrtare, ku u kanë ndihmuar të burgosurit që të arratisen.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se drejtori i Shërbimit Korrektes, Emrush Thaçi, ka marrë vendim të pezullojë 7 korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, lidhur me dyshimin për arratisjen e të burgosurit,  M. K. gjatë përcjelljes humanitare dhe gjetjes së kontrabandës në këtë institucion.

Është pezulluar përgjegjësi S. SH., i cili ka qenë në detyrë në zëvendësim të drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, përgjegjësi i vizitave M. Z, mbikëqyrësi i lartë O. H. dhe oficeri korrektues D. G.

Lidhur me këto raste, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, janë pezulluar gjithsej shtatë zyrtarë korrektues dhe kanë nisur procedurave penale në Policinë e Kosovës lidhur me rastet.

Top Channel