Kim dhe Kanye fitojnë betejën me “Youtube”

27/08/2015 00:00

Kanë kaluar thuajse dy vite që nga propozimi për martesë që Kanye West i bëri Kim Kardashian, por çifti i famshëm duket se ka fituar betejën ligjore me themeluesin e “Youtube”, Chad Hurley, për publikimin e videos së propozimit.

Sipas “TMZ”, Hurley, është detyruar të paguajë një shumë prej 440 mijë dollarë për publikimin e regjistrimeve private të propozimit për martesë.

Çifti ka vendosur të padisë Harley, pasi kishte firmosur një kontratë konfidencialiteti për të regjistruar momentin kur Kanye u gjunjëzua përpara Kim, ai e ka publikuar pa lejen e tyre.

Top Channel