Bullgari, arrestohen 5 shtetas kosovarë të dyshuar për terrorizëm

28/08/2015 00:00

Autoritet bullgare kanë ndaluar pesë shtetas kosovarë, të dyshuar si terroristë, në pikën kufitare të Gyushevos që lidh këtë shtet me Maqedoninë.

Sipas raporteve, ata janë arrestuar në orët e para të së enjtes, ndërsa janë të moshës 20 deri në 25-vjeç. Autoritetet kanë konfirmuar se kanë ndaluar pesë shtetas të huaj, por kanë refuzuar që të japin më shumë detaje.

Në telefonat e të ndaluarve janë gjetur materiale propagandistike të ekstremistëve të ISIS, por ka pasur edhe foto të njerëzve me koka të prera.

Agjencia për Sigurinë Kombëtare (DANS) është duke e hetuar rastin nën mbikëqyrjen e zyrës prokurorit rajonal të Kyustendilit.

Sipas raporteve të pakonfirmuara, të ndaluarit kanë tentuar t’i japin ryshfet njërit prej policëve në pikën kufitare, duke ngjallur dyshime tek autoritetet bullgare, të cilët i kanë arrestuar menjëherë.

Top Channel