SHBA-të ftojnë Uzbekistanin në koalicionin kundër ISIS

28/08/2015 00:00

Zyrtarët amerikanë deklaruan se shteti me numrin më të madh të banorëve në Azinë Qendrore është e lirë të vendosë se në çfarë mënyrë dëshiron të kontribuojë në luftën kundër ISIS.

“Ne i kemi kërkuar Uzbekistanit që t’i bashkohet koalicionit”, është shprehur Daniel Rosenblum, zyrtar i SHBA-ve për Azinë Qendrore.

Sipas Rosenblum, ka disa mënyra se si mund të luftohet ISIS, dhe jo vetëm duke dërguar avionë në Siri apo Irak dhe sipas tij, të gjitha janë shumë të rëndësishme.

Duke folur për “mënyrat e tjera të luftimit”, zyrtari amerikan nënkuptonte bllokimin e burimeve financiare të ekstremistëve, si dhe bllokimin e personave që dëshirojnë t’ju bashkëngjiten atyre.

Uzbekistani, një shtet me popullsi prej 31 milionësh kryesisht myslimanë, ka qenë një partner strategjik i NATO-s në periudhën post-sovjetike, ndërsa ka ndihmuar SHBA-të në luftën kundër talebanëve në Afganistanin fqinj.

Top Channel