10 gjërat që duhet t’u mësojmë parashkollorëve

28/08/2015 00:00

Parashkollorët janë krijesa të komplikuara. Janë të ëmbël dhe të parezistueshëm. Por janë dhe mjeshtra të manipulimit.

Është e vërtetë se ata varen nga prindërit për shumë nevoja të tyre. Si prindër të dashur shumë prej nesh dëshirojnë t’u plotësojnë atyre të gjitha nevojat, si ushqimi, pijet, lodrat, gjumi etj. Duket se lista vazhdon e vazhdon.

Por për çfarë kanë nevojë vërtetë parashkollorët?

Ushqimi
Ata kanë nevojë të ushqehen çdo ditë, nga pak, nga të gjitha grupet e ushqimeve. Ushimi i shëndetshëm është më i mirë, dhe sigurisht shumë ujë.

Por duhet t’i mbajmë larg ushqimeve të shpejta, të gatshme, patatinave apo pijeve me sheqer.

Strehim
Prindërit duhet t’u sigurojnë një shtëpi të banueshme, një krevat të rehatshëm dhe një ambient të pastër.

Por nuk është e nevojshme dhe e domosdoshme që të kenë patjetër dhomën e tyre. Ata nuk kanë nevojë as për televizor, kompjuter apo çdo pajisje tjetër në dhomën e tyre.

Siguri
Fëmijët duhet të mbahen të sigurtë, të mos vriten, mos i lejoni të luajnë në rrugë. Gjithashtu, mbajini larg zjarreve, sobave dhe shumë objekteve të tjera të rrezikshme, me të cilët mund të përballen gjatë ditës.

Por prindëri nuk duhet t’i qëndrojë mbi kokë si një helikopter. Mos i ndani nga sytë, por jepuni hapësirën e tyre. Edhe nëse lëndohen, ata duhen mësuar të kuptojnë rreziqet që vijnë nga kjo apo ajo gjë. Shkaku dhe pasoja janë një edukim shumë i mirë.

Vëmendje
Siguria që ata të dijnë se kanë një vëmendje të përditshme. Prindërit kujdesen për ta dhe vendosin kufij për sigurinë dhe mirëqënien e tyre.

Por atyre nuk u nevojitet e gjithë vëmendja që kërkojnë. “Hajde këtu mami”, “Shikoje këtë”, “Më merr prapë në krahë babi” etj. Dëshirat e tyre janë të panumërta. Hiqjani vetes disa nga këto të padobishme. Fëmija nuk do kënaqet kurrë.

Të ndihet i vlerësuar
Parashkollori duhet të ndihet i rëndësishëm dhe unik. Duhet t’u thuhet se ata janë krijuar me një qëllim dhe një plan.

Por ata nuk duhet të ndihen sikur bota rrotullohet vetëm rreth tyre.

Të ndihen më të vegjël
Ata duan lirinë të bëjnë çapkënllëqe, të rriten në mënyrë natyrale dhe të gëzojnë duke luajtur, ditët e lumtura të fëmijërisë. Vishini, bëjini të besojnë, luani me ta.

Por ata nuk duhet të sillen si të porsalindur. Ata nuk duhet të sillen si një bebe për të marrë të gjithë vëmendjen tuaj.

Inkurajim për t’u rritur
Tashmë duhet të ndihen që kanë më shumë përgjegjësi dhe u duhet një shtysë të fitojnë pavarësinë.

Por prindërit nuk duhet të presin shumë më shumë prej tyre. Nuk duhet të ndihen në presion apo të kuptojnë gjëra, për të cilat truri i tyre nuk është ende gati.

Po dhe jo
Ka nevojë për të dyja. Më e rëndësishmja: Të mësohet të pranojë “jo” me mirësjellje, ose të paktën pa bërë kapriçio në publik.

Zgjedhje
Parashkollori duhet të jetë çdo ditë para një zgjedhjeje. Përshembull çfarë duhet të veshë apo të luajë.

Por nuk duhet të zgjedhin për gjithçka. Një këshillë për prindërit: “Zgjidhini betejat tuaja, por sigurohuni të fitoni betejën që keni zgjedhur”

Argëtim
Parashkollorët kanë nevojë për zbavitjet e përshtatshme për moshën e tyre. Të merren me detyrat bazë, si përshembull të ngjyrosin, të formojnë etj. Më e rëndësishmja është të mësojnë të vetëzbaviten.

Por ata nuk duhet të argëtohen vazhdimisht. Mbani larg ndonjë liste gjërash që mund të bëjë fëmija dhe lëreni në lirinë e tij.

Top Channel