Ajo dyshonte prej kohësh se bashkëshorti i saj po ‘ja dridhte’ me dikë tjetër, ndaj një ditë vendos të ndjekë atë.

Në fund të ndjekjes, dyshimet e saj u vërtetuan. Në aeroportin e Goas në Indi, një bashkëshorte zuri mat, gati për udhëtimin burrin e saj në shoqërinë e të dashurës.

Gruaja i kundërvihet të dyve dhe në një moment godet me shuplakë të dashurën e burrit të saj. Reagimi i këtij të fundit ishte goditja me shuplakë dhe shqelm ndaj bashkëshortes.

U desh ndërhyrja e të pranishmëve për të qetësuar të dyja palët.

Top Channel