Presidencialet në SHBA, Trump thellon avantazhin mes republikanëve

28/08/2015 00:00

Një anketë e re tregon se, Donald Trump e ka rritur avantazhin e tij në garën republikane për zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

Sondazhi i realizuar nga Universiteti “Quinnipiac” del në përfundimin se, manjati i pasurive të patundshme gëzon një mbështetje prej 28 për qind, në mesin e votuesve republikanë në të gjithë vendin.

Ai kryeson ndaj ish-neurokirurgut, Ben Carson, i cili vjen i dyti me rreth 15 pikë më pak. Prapa ka mbetur edhe ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, djali dhe vëllai i dy ish-presidentëve amerikanë.

Garat e para për emërimin republikan do të zhvillohen në muajin shkurt.

Top Channel