Shkodër, asgjësohen 1038 rrënjë bimë narkotike

28/08/2015 00:00

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me atë të Pukës, në vijim të operacioneve antikanabis në veri të vendit kanë mundur të evidentojnë dhe asgjësojnë gjatë ditës së enjte 4 parcela me 1038 bimë narkotike, në dy raste të ndryshme.

Bimët janë gjetur të mbjella në Vaun e Dejës, në Shkodër, e në Qerret të Pukës, si dhe janë asgjësuar me anë të djegies, duke marrë një pjesë të tyre në cilësinë e provës materiale.

Policia bën të ditur se po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të kësaj sasie narkotikësh. Ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.

Top Channel