INSTAT, eksportet shënojnë rënie në korrik

28/08/2015 00:00

Instituti i Statistikave raportoi se eksportet ranë sërish në korrik duke reflektuar tkurrjen e fortë në zërin e naftës dhe energjisë.

Sipas INSTAT muajin e kaluar eksportet ishin 2.6 për qind më pak se vjet, ndërsa si shtatmujor rënia është 2.1 për qind. Tkurrja e eksporteve në tregjet e huaja është rezultat direkt i rënies në zërin e naftës dhe mineraleve. Po të zhvishen nga ky efekt, eksportet rezultojnë me rritje.

Ndërsa në krahun tjetër, importet janë 0.6 për qind më të larta se vjet ku aspekti më pozitiv lidhet me faktin se rritja më e madhe vjen nga zëri i makineri pajisjeve që përdoren për investime të reja në ekonomi 

Top Channel