Gjermania, Low grumbullon portierin Ter Stegen dhe mbrojtësin Can

28/08/2015 00:00

Joachim Low, trajneri i kombëtares gjermane të futbollit, publikoi listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme eliminatore të Euro 2016. Bie në sy përfshirja e portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, dhe mbrojtësi i Liverpool, Emre Can.

Gjermania do të luajë të premten në Frankfurt ndaj Polonisë dhe tre ditë më vonë në Gllasgou ndaj Skocisë.

Kjo është hera e parë për 21-vjeçarin Can që grumbullohet me Gjermaninë dhe mund të bëhet debutuesi numër 76 i epokës Low.

Mungesat e mëdha të kësaj liste do të jenë Sami Khedira, Bendikt Howedes dhe Erik Durm.

Gjermania ndodhet në vendin e dytë të grupit D me 13 pikë, një pikë pas Polonisë dhe e ndjekur nga Skocia (11 pikë) dhe Irlanda (9 pikë).

Top Channel