F1, Lauda: Hamilton është i pathyeshëm

28/08/2015 00:00

Lewis Hamilton vazhdon të rrisë diferencën e pikëve me Nico Rosberg në krye të klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve në Botërorin e Formulës 1.

Me fitoren e arritur në Belgjikë, britaniku i Mercedesit e sheh veten 28 pikë para shokut të tij të skuadrës dhe Niki Lauda mendon se është e pamundur që Hamilton ta humbasë këtë titull.

“Për momentin, nuk duket e mundur ta mundësh Hamiltonin. Në Belgjikë tregoi një nivel të jashtëzakonshëm në provat zyrtare dhe në garë. Është i pathyeshëm”, tha tre herë kampioni i Formulës 1 për BBC.

Lauda mendon se Rosberg mund ta fitojë kampionatin vetëm nëse Hamilton gabon vetë: “Hamilton ka treguar se nëse nuk gabon në garat e ardhshme, do të jetë e vështirë për Nicon”.

Top Channel