Ministri Klosi në Dhërmi: Kisha e re, me mirëkuptimin e komunitetit

28/08/2015 00:00

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, vizitoi sot Dhërmiun i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, për të vizituar vendin ku do të ndërtohet kisha e re.

Blendi Klosi tha se “jemi këtu të gjejmë rrugën e mirëkuptimit me komunitetin, kemi vendosur të ndërtojmë një tjetër objekt kulti”.

“Banorëve së bashku me kreun e Bashkisë, kemi vendosur t’ju lëmë në dispozicion dy ose tre troje, ku mund të ndërtojnë objekte kulti”, tha Klosi.

Ndërkohë, Goro prezantoi edhe projektin e kishës që do të ndërtohet pas prishjes së Shën Thanasit.

Top Channel