Fusnin drogë në burg, arrestohen dy punonjësit dhe bashkëshortja e një të burgosuri

28/08/2015 00:00

Dy punonjës të burgut të Shënkollit të Lezhës dhe gruaja e një të burgosuri janë arrestuar në akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Mrikë Lazri, 51 vjeçe, nga Puka kishte me vete një sasi prej 1.35 gr kanabis sativa. Droga i është gjetur në dhomën e kontrollit të familjarëve, ku Lazri do të takonte bashkëshortin e saj. Policia i sekuestroi një telefon dhe 4300 lekë të rinj.

Policia ka arrestuar edhe 37-vjeçarin Miklovan Kuliçi, punonjës policie në burgun e Shënkollit. Nga monitorimi i veprimeve të tij nëpërmjet kamerave të burgut është konstatuar se ai ka nxjerrë nga trupi dhe ka marr në krahun e djathtë të tij një sasi prej 3. 55 gramë kanabis sativa. Ndërsa punonjësi tjetër i këtij burgu, Ram Toskaj, 45 vjeç është arrestuar pasi rezulton të jetë i implikuar në të njëjtën vepër penale me Kuliçin.

Top Channel