OEK: Shqipëria po gjobit transportuesit kosovarë të mallrave

28/08/2015 00:00

Oda Ekonomike e Kosovës ka ngritur shqetësimin e gjobitjes së transportuesve kosovarë, duke thënë se janë vënë gjoba që bien ndesh me udhëzimet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë.

Oda Ekonomike e Kosovës thotë se transportuesit kosovarë të mallrave janë gjobitur edhe për sasinë e naftës që kanë në serbator.

“Maunet kosovare që kanë në serbator mbi 200 litra po gjobiten për kontrabandë. Kjo logjikë është në kundërshtim me udhëzimet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Më tej, Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ministrit të Financave të Shqipërisë, Cani, të rishikojë vendimin e datës 12 maj të vitit 2015.

Top Channel