Portugalia shpall listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Francës dhe Shqipërisë

28/08/2015 00:00

Portugalia ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Francës dhe Shqipërisë, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2016.

Në këtë listë, ku yjet janë lojtarët e Realit, Cristiano Ronaldo dhe Pepe, bie në sy rikthimi në kombëtare i mesfushorëve Joao Moutinho (Monaco) dhe Miguel Veloso (Dinamo Kiev).

Trajneri Fernando Santos nuk ka në dispozicion dy lojtarë: William Carvalho (i dëmtuar) dhe Tiago (i pezulluar).

Ja lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar të Portugalisë:

Portierë: Anthony Lopes (Lyon), Beto (Sevilla) dhe Rui Patrício (Sporting)

Mbrojtës: Bruno Alves (Fenerbahçe), Cédric Soares e José Fonte (Southampton), Eliseu (Benfica), Pepe (Real Madrid), Raphael Guerreiro (Lorient), Ricardo Carvalho (Mónaco) dhe Vieirinha (Wolfsburg)

Mesfushorë: Adrien Silva e João Mário (Sporting), André e Danilo Pereira (FC Porto), Bernardo Silva e João Moutinho (Mónaco), Miguel Veloso (Dínamo Kiev), Ricardo Quaresma (Besiktas), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Danny (Zenit), Varela (FC Porto) dhe Nani (Fenerbahçe)

Sulmues: Éder (Swansea)

Top Channel