Bankers: Kompensimi i banorëve të Marinzës, drejt përfundimit

28/08/2015 00:00

“Bankers Petroleum” njoftoi të premten se “kompensimi i banorëve dhe pastrimi e rehabilitimi i zonës së prekur nga çlirimi i gazit në 1 Prill 2015 është pranë përfundimit, duke përmbushur pritshmëritë dhe në përputhje me vendimet e Komisionit të Komunës”.

“Bankers ka punuar me përkushtim gjatë këtyre muajve dhe tashmë është drejt përfundimit të procesit të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës përreth çlirimit të gazit. Të gjitha rrugët publike janë riparuar dhe mbi 2,000 kanale kullimi janë pastruar dhe ristrukturuar. Bankers ka pastruar gjithashtu 8,000 m2 tokë bujqësore. Kompania ka pastruar pjesën më të madhe të pronave private. Bankers do të vijojë të jetë prezent, duke përfunduar çdo punë rehabilituese dhe duke monitoruar me kujdes zonën”, lexohet në njoftimin zyrtar të “Bankers Petroleum”.

Top Channel