Ndërron jetë ish-i dërguari i Vatikanit, akuzohej për abuzim me të mitur

28/08/2015 00:00

Jozef Wesolowski, ish-arqipeshkv dhe i dërguari i Vatikanit në Republikën Dominikane, ka vdekur para se të gjykohej për veprën penale abuzim seksual me fëmijët.

Wesolowski, 66 vjeç, është gjetur i vdekur në dhomën e tij në Vatikan gjatë ditës së premte. Ai kishte shfaqur probleme shëndetësore pak para fillimit të gjyqit të tij në muajin korrik.

Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me fëmijët në Republikën Dominikane, në periudhën 2008-2013. Ai ishte zyrtari i parë i lartë i kishës i akuzuar për pedofili.

Wesolowski akuzohet edhe për posedim të materialeve pornografike me të mitur, që datojnë që nga kthimi i tij në Romë në vitin 2013. Atë vit 66-vjeçari u thirr që të kthehej në Vatikan pas dyshimeve të ngritura ndaj tij. Ai kishte kaluar 5 vjet në vendin e Karaibeve si i dërguari i Papës dhe në kthim iu hoq titulli, pasi u shpall fajtor nga një gjykatë fetare.

Wesolowski, me origjinë nga Polonia, ndodhej në arrest shtëpie në Vatikan që prej shtatorit. Selia e Shenjtë deklaroi atëherë se nuk ishte dërguar në një qeli policie për shkak të gjendjes shëndetësore.

Top Channel