Kosovë, aktivistët e Vetëvendosjes godasin me vezë makinën e kryeministrit Isa Mustafa

28/08/2015 00:00

Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje kanë goditur me vezë makinën e kryeministrit Isa Mustafa pasditen e së premtes.

Ngjarja ka ndodhur në kohën që Mustafa po shkonte në Radio Televizionin e Kosovës.

“Do të vazhdojmë aksionet e protestat për ta bërë jofunksionale këtë qeveri dhe deri në dorëheqjen e Isa Mustafës”, thonë përfaqësues të lëvizjes Vetëvendosje.

Top Channel