Thiago Motta rinovon me PSG-në

28/08/2015 00:00

Thiago Motta ka rinovuar kontratën e tij me Paris Saint Germain për një sezon tjetër, duke ia shtyrë skadencën për qershorin e vitit 2017.

Negociatat për këtë rinovim kanë qenë të gjata. Ato kanë nisur që nga fundi i sezonit të kaluar dhe kohët e fundit dukej i sigurtë largimi i mesfushorit nga klubi parizien.

Pas firmosjes së kontratës së re, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi deklaroi se është shumë i lumtur që do e ketë sërish në skuadër Thiago Motta-n.

“Është një lojtar që tifozët tanë e duan shumë. Eksperienca e tij në Champions League do na ndihmojë”, tha presidenti.

Top Channel