SHBA, vdes në burg një i ri me ngjyrë. Ishte arrestuar për vjedhje në vlerë prej 5 dollarë

29/08/2015 00:00

Një i ri me ngjyrë që ishte arrestuar në Portsmouth të Virxhianias, në të njëjtën ditë që njëri prej oficerëve të këtij qyteti qëlloi për vdekje një 18-vjeçar tjetër me ngjyrë, është gjetur i vdekur në burg, në të cilin ishte prej 4 muajsh për shkak se kishte vjedhë ushqime në vlerë 5 dollarë.

Jamycheal Mitchell, që kishte probleme mendore, është gjetur i shtrirë në dysheme nga rojet e burgut, ndërsa trupi i tij është dërguar për autopsi. Autoritetet thonë se nuk dyshojnë se është vrarë.

Përgjegjësja e lartë e burgut në Portsmuth, Natasha Perry është shprehur se tani për tani nuk ka arsye të mos mendohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Sipas saj, në trupin e 24-vjeçarit nuk ka asnjë shenjë që bën të dyshosh se dikush e ka lënduar.

Familjarët e Mitchell u shprehën se autoritetet e burgut nuk i kanë lejuar që t’i dërgojnë atij ilaçe dhe ushqim.

Ndërkohë, një zyrtar në Gjykatën e Portsmuthit u shpreh se Michell u akuzua për vjedhjen e një çokollate, një keku dhe një pije energjike, të gjitha këto në vlerë prej 5 dollarë. Ai kishte ne burg prej katër muajsh, pasi i ishte dhënë masa e dënimit “burg pa afat”.

Top Channel