Kanabis në Shkodër, Vlorë, Kuçovë dhe Skrapar; asgjësohen mbi 14 mijë rrënjë

29/08/2015 00:00

Një operacioni i mirëorganizuar nga policia e Shkodrës dhe FNSH ka asgjësuar 12139 rrënjë kanabis në disa zona të qarkut. Si rezultat i këtij operacioni janë gjetur 75 parcela të mbjella me bimë narkotike, në 9 zona të ndryshme.

Bima narkotike është gjetur në vendin e quajtur Mllojë, në Vaun e Dejës, në Bojaj, Bruçaj, Sumë, Likaj, Telumë, Kishë Arrë, Postribë dhe në vendin e quajtur Prroi i Çuit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Ndërkaq, Policia e Vlorës ka asgjësuar dy parcela të mbjella me 1319 rrënjë kanabis sativa. Bima narkotike është gjetur në fshatin Kropisht në vendin e quajtur “Moçalet Janaj”.

Në kërkim është shpallur kultivuesi i bimëve narkotike, Fatjon Koçiraj, 28 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Ndërkaq, 515 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar në Kuçovë dhe në Skrapar. Bimët janë gjetur në fshatin Frashër të Kuçovës, dhe Koprënckë të Skraparit. Policia po punon për identifikimin e kultivuesve.

Top Channel