Vdekja e punëtorit në Velipojë, në pranga pronari dhe përgjegjësi i firmës

29/08/2015 00:00

Pronari dhe përgjegjësi i një firme ndërtimi në Shkodër janë vënë në pranga në akuzën e shkeljeve të rregullave në punë me pasojë vdekjen dhe fshehje të të ardhurave.

Vdekja e 20-vjeçarit në Velipojë, punëtor i kësaj firme, pak ditë më parë ka qenë dhe shkaku i hetimeve ndaj firmës.

Policia ka arrestuar Nikolin Çersaqin, 67 vjeç, pronar i firmës, dhe Fejzi Selimi, 612 vjeç, përgjegjës i brigadës së ndërtimit të kësaj firme.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se ata nuk kishin marrë masat e duhura mbrojtëse në punimet që po kryheshin nga kjo firmë, në ndërtimin e një resorti në Velipojë.

Nga hetimet e policisë rezulton gjithashtu se, viktima dhe punëtorët e tjerë nuk ishin të regjistruar apo të siguruar në strukturat përkatëse.

Top Channel