Rreziku i rikthimit të luftës, Hamas rindërton tunelet në Gaza; Izraeli në gatishmëri

29/08/2015 00:00

Vetëm një vit pasi lufta në Gaza, është shuar, Hamasi, grupi militant islamik i bazuar në Rripin e Gazës, ka publikuar në internet një video që tregon jo vetëm rindërtimin e tuneleve të nëndheshme, por edhe kryerjen e ushtrimeve dhe trajnimit të militantëve në këto hapësira.

Prishja e tuneleve të nënsheshëm ishte një nga kushtet kryesore për dakortësimin e ujdisë së paqes mes palëve. Militantët e Hamasit praktikojnë të shtëna ndaj objekteve të supozuar, si edhe po trajnojnë staf mjekësor për të praktikuar kujdes emergjent ndaj luftëtarëve të plagosur. Por këto fakte flasin për një realitet të lëkundur, si edhe për mundësinë e shpërthimit të një konflikti sërish.

Më herët, agjencia e sigurisë së brendshme të Izraelit, Shin Bet, tha se ata kanë kapur një anëtar të Hamasit që ka dhënë informacion të detajuar rreth operacionit ushtarak të Hamasit, përfshirë edhe rindërtimin e tuneleve të cilët ishin shkatërruar nga Izraeli vitin e kaluar. Ai gjithashtu dha informacione mbi strategjinë e betejës dhe mbikqyr aftësitë e Hamasit, njoftoi Jerusalem Post. Por mundësia e prishjes së armëpushimit është konfirmuar edhe vetë nga Hamasi të cilët në korrik në një televizion Iranian , disa përfaqësues pohuan se kishin ndërtuar një tunel të ri për të cilin planifikojnë ta përdorin për të depërtuar në Izrael dhe për të kryer sulme në një të ardhme. Por paqëndrueshmëria e Gazës ka krijuar terren për shtetin islamik.

Top Channel