Tirana e Laçi ndajnë nga një pikë; mbyllet 1-1 sfida e javës së dytë

29/08/2015 00:00

Tirana dhe Laçi ndanë nga një pikë në ndeshjen e luajtur për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Kurbinasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 30-të të takimit me anë të Xhejms. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit.

Në të dytën, bardheblutë e Shkëlqim Muçës u treguan më këmbëngulës për të gjetur golin e barazimit, por përpjekjet e tyre konkretizohen vetëm në minutën e 90-të të ndeshjes me anë të Karabecit.

Minutat shtesë ishin të pamjaftueshme për të ndryshuar rezultati dhe takimi u mbyll në barazim 1-1.

Ky ishte barazimi i dytë për skuadrën e Laçit, ndërkohë që Tiranë, falë fitores së arritur ndaj Tërbunit në javën e parë, ka grumbulluar 4 pikë, po aq sa Partizani që fitoi një ditë më parë 2-1 me Flamurtarin.

Top Channel