Kategoria Superiore, Skënderbeu e nis me fitore

30/08/2015 00:00

Skënderbeu e fillon me fitore sezonin e ri të Kategorisë Superiore, ku ka mundur Kukësin në Korçë me rezultatin 1-0.

Goli i Hristov në minutën e 55 të takimit ka vulosur fatin e kësaj sfide. Kukësi nuk arriti të bëntë atë që duhej për të sfiduar denjësisht korçarët, që në këtë ndeshje ishin dominues.

Ndërkohë, Tirana nuk arriti sërish të fitojë ndaj Laçit në transfertë. Bardheblutë kanë barazuar 1-1 në këtë javë të dytë të kampionatit ndaj skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu.

Një gol i Karabecit në fundin e ndeshjes i ka dhuruar një pikë bardhebluve.

Top Channel