Tiranë, arrestohet 33-vjeçari për armëmbajtje pa leje

30/08/2015 00:00

Në kuadër të operacionit të koduar “Tekniku”, Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë këtë të dielë shtetasin Alban Mero, 33 vjeç, i akuzuar për armëmbajtje e municion pa leje.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi i është dokumentuar aktiviteti kriminal për veprat penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

33-vjeçarit, i lindur në Elbasan dhe banues në një banesë private në Fushë Mëzez të Tiranës, i janë vënë prangat në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit nr. 3 të kryeqytetit.

Në cilësinë e provës materiale, atij i janë sekuestruar një listë e gjatë sendesh, ndër të cilat: një sasi prej 580 gramësh e dyshuar kanabis sativa; një pistoletë kalibër 8 mm dhe një krëhër me 18 fishekë; një pistoletë me numër 53634 dhe një krëhër me 3 fishekë; një pushkë model 56, kalibër 7,62 i modifikuar së bashku me krëhërin me 6 fishekë; një pushkë sportive; një armë gjahu teke; 3 krëhëra me nga 5 fishekë secila; dy maska të zeza; një fenelinë dhe llamba me ngjyrë të zezë e gri; 3 aparate celularë; dy dylbi; një qese me pulla fiskale nga Ministria e Financave; një elektrik që vendoset mbi kokë.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për procedimet e mëtejshme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel