Korçë, aksident me pasojë vdekjen në fshatin Shëngjergj

30/08/2015 00:00

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të regjistruar pas mesnate në një fshat të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvezdë, 200 metra larg banesës së viktimës.

Mësohet se Fation Sulokoka, duke drejtuar mjetin e tij me targë AA 586 IO, ka dalë nga rruga duke marrë dëmtime të konsiderueshme në trup dhe kokë. Sipas të dhënave të policisë, në shërbimin e spitalit Korçë, është transportuar nga familjarët e tij shtetasi Fation Sulokoka në gjendje të rëndë dhe aty ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas, në fshatin Zvezdë, duke drejtuar nje mjet, ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar, ndërkohë që së bashku me të udhëtonin dhe 3 persona të tjerë, të cilët kanë marë dëmtime të lehta.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë konsumi i lartë i alkoolit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Top Channel