Vdes talenti i ri i teatrit amerikan

30/08/2015 00:00

I pari afro-amerikan, e njëkohësisht personi më i ri në moshë, që ka interpretruar rolin qendror të pjesës “Les Miserables” në Broadëay, ndërroi jetë pas një rrëzimi.

21-vjeçari Kyle Jean-Baptiste ra nga një shkallë e emergjencës për raste zjarri, pas një performance të realizuar mbrëmjen e së premtes në “Imperial Theatre”.

Muajin që shkoi, Jean-Baptiste shkroi një faqe të re në histori, me interpretimin e ish-të dënuarit Jean Valjean në muzikalin tepër të ndjekur. Deklaratat e lëshuara me rastin e humbjes së tij e përshkruajnë si një të ri me talent të jashtëzakonshëm.

Top Channel