“Tallavaja” vë në pranga 2 persona, 24 vajza shoqërohen në komisariat

30/08/2015 00:00

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka ndërmarrë mbrëmjen e së shtunës një operacion të koduar “Tallava”.

Operacioni, që ka pasur si qëllim kontrollin e lokaleve të natës, ka vënë në pranga dy persona, ndërsa janë shoqëruar në komisariat edhe 24 vajza të tjera.

Policia ka njoftuar se është arrestuar shtetasi Aldi Mata, 23-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Ai dyshohet si shpërndarës i lëndëve narkotike në lokalet e natës.

Gjithashtu është arrestuar edhe Arlond Gashi, i akuzuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Pas operacionit në lokalet e natës, janë sekuestruar edhe 20 doza kokainë.

Ndërsa, 24 vajzat e shoqëruara në komisariat punonin si balerina ose këngëtare në lokalet e natës.

Top Channel