Peshkopi, vdesin dy minatorë. Masivi i dheut mbuloi Miftar dhe Albert Loshën

30/08/2015 00:00

Një aksident në minierën e Selishtës në Peshkopi, u mori jetën dy minatorëve, kushërinj me njëri¬tjetrin. Ngjarja ndodhi rreth mesditës pas një avarie në minierë, qe shkaktoi edhe shembjen e një masivi dheu.

Sipas informacioneve, Miftar dhe Albert Losha, përkatësisht 54 dhe 35 vjeç u plagosën dhe mbetën të bllokuar brenda minierës.

Pasi u nxorën nga forcat e emergjencave, dhe me gjithë ndërhyrjen e mjekëve dhe nisjen me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, dy të plagosurit nuk mundën të mbijetojnë.

Autoritetet ndërkaq po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Burime të rezervuara nga reparti i Shpëtim-Minierave bëjnë të ditur se të dy minatorët mund të kenë hyrë për të punuar ilegalisht në galeritë që administron firma “Hoxha SHPK”, e cila në fakt e ka ndërprerë aktivitetin prej disa kohësh për shkak të konflikteve me banorët e zonës.

Megjithatë priten hetimet për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

Top Channel