Tifozët e West Ham bëjnë tatuazh rezultatin e ndeshjes me Liverpool

30/08/2015 00:00

West Ham nuk e ka nisur shumë mbarë sezonin e ri, fillimisht ata u eliminuan nga Europa League, mirëpo tifozët iu gëzuan dy fitoreve të rëndësishme në kampionat.

Djemtë e Slaven Biliç kanë realizuar dy fitore nga katër ndeshjet e para, por kundërshtarët përballë të cilëve triumfuan, nuk ishin të nivelit të njëjtë, por pretendë për titull.

Fillimisht ata mposhtën Arsenalin në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat 0-2, për çka një tifoz kishte vendosur të bënte tatuazh rezultatin dhe golashënuesit.

Mirëpo, nuk vonojë shumë, dhe të shtunën erdhi një tjetër fitore me vlerë. Pas 52 vitesh, West Ham fitoi në “Anfield” përballë Liverpoolit me rezultat 0-3.

Dy tifozë të tjerë të skuadrës londineze vendosën që të bëjnë tatuazh rezultatin dhe golashënuesit, njëri në dorë, ndërsa tjetri në këmbë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel