“Danger”, dy persona arrestohen me 30 kg eksploziv plastik

30/08/2015 00:00

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, saktësisht Komisariati i Policisë nr. 3 finalizoi operacionin “Danger”, ku pas një muaj hetimi, arriti të kapte në flagrancë dy shtetas me 126 copë eksploziv plastik.

Policia ka arrestuar Sokol Sinanin, 31-vjeç dhe Imerli Metajn 37-vjeç, të dy banues në Kukës me eksploziv në formë xhelatin që kishte peshë të përgjithshme 30 kg dhe 45 kapsolla plasëse që shërbenin për plasjen e kësaj lënde.

Ata u arrestuan në momentin kur po tentonin dorëzimin e saj.

Policia ka njoftuar se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu edhe dy aparate telefonikë celular dhe një shumë e konsiderueshme të hollash.

Gjithashtu, sipas policisë, është duke u punuar për kapjen e personit të tretë të implikuar në këtë veprimtari kriminale për të cilin është bërë dhe shpallja në kërkim e tij.

Top Channel