Shkodër dhe Vlorë, shkatërrohen 20 parcela me mbi 3000 rrënjë kanabis

31/08/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë ka asgjësuar 1530 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në 12 parcela, në operacione të ndryshme në disa fshatra të Shkodrës dhe Pukës.

Bimët u gjetën në fshatin Kroni i Madh, Molla e Shoshit, Mnelë e Vogël-Vig Mnelë, Kimëz, Buzhal dhe Ura e Shtrejtë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Ndërkohë, në Vlorë janë gjetur dhe asgjësuar 1606 bimë narkotike të mbjella në 8 parcela.

Top Channel