Ndërron jetë regjisori i famshëm i filmave horror, Wes Craven

31/08/2015 00:00

Regjisori amerikan Wes Craven, i famshëm për filmat e tij horror, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Mediat amerikane bëjnë me dije se krijuesi i sagës “Nightmare on Elm Street” (Makth në Rrugën Elm) ka vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles ditën e dielë, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.

Wes Craven është edhe krijuesi i sagës “Scream”, që ka grumbulluar më shumë se 100 milionë dollarë në SHBA.

Top Channel